Google ndahet Google Plus
New York, 29 korrik - Google dorëzohet dhe vendos të ndahet nga rrjeti i tij social, Google Plus, që nuk morri kurrë hov.
Kompania ka bërë të ditur se tani e tutje shërbime si YouTube, dhe jo vetëm, nuk do të jenë më të lidhur me Google +, pasi nuk do të jetë më i nevojshëm për të hyrë në shërbimet e tjera të Google.
Duhet të mendonim për zgjedhjet, shkruan në blogun e Google ish shefi i Google +, Bradley Horowitz, tashmë zv. President i shërbimeve streaming, fotove dhe shpërndarjeve.
Kolosi kalifornian kishte lidhur përdorimin e disa shërbimeve të tij, që nga emaili tek platforma YouTube, me regjistrimin e përdoruesve në Google +, rrjeti social që nuk morri kur zhvillim dhe nuk u mirëprit asnjëherë nga përdoruesit.
Në muajt e ardhshëm gjërat do të ndryshojnë: një llogari në Google dhe jo në rrjetin social Plus, do të jetë e vetmja gjë e nevojshme për të përdorur produktet e Google, vijon Horowitz. Megjithatë, vijon ai, Google + nuk do të zhduket por do të zhvillohet edhe më tepër si rrjet i pavarur social.