Google Music, shërbimi i ri
SHBA, 26 prill - Google mund të jetë në bisedime me kompaninë muzikore Spotify për ti dhënë më shumë fuqi shërbimit të saj të vonuar të Google Music.
Google i ka informuar shërbimet e tjera muzikore se tashmë është në bisedime me Spotify, edhe pse kompanitë akoma nuk kanë arritur në një marrëveshje.
Google kishte planifikuar realizimin e shërbimit të saj të ri Google Music në fund të vitit të kaluar, por u detyrua ta shtyjë atë në mars. Në mars shërbimi u shty më tej, pasi kompania dështoi në realizimin e marrëveshjeve.
Spotify, një shërbim muzikor evropian, ka synuar tregun amerikan për një kohë të gjatë dhe kjo marrëveshje midis tyre duket se do të plotësojë qëllimet strategjike të të dyja kompanive.
Pyetja e vetme që ngelet është se kur do të fillojë ky shërbim.