Google, MSN dhe Wikipedia me probleme
SHBA, 27 mars - Duket se largimi i Google nga Kina do ti sjell probleme sigurie kësaj kompanie, YouTube sot ka pasur probleme të funksionojë për një orë.
Sot shërbimi më i popularizuar për transmetimin e videove online Youtube ka pësuar një rënie të sistemit duke paraqitur problemin Http/1.1 Service Unavailable për vizitorët nga e gjithë bota.
Ky dështim i YouTube ka zgjatur për më shumë se një orë dhe është rregulluar gjatë ditës.
Wikipedia kishte problem të ngjashëm ditën e djeshme, duke pasur problem me ftohjen e serverëve të vet. Gjatë kësaj kohe edhe MSN.com është duke pasur probleme me hapjen e faqeve të saja dhe nuk është në funksion të plotë.
Ende nuk ka deklaratë zyrtare nga Google ose YouTube për problemin e sotëm, edhe pse dyshohet se mund të ketë lidhje me tërheqjen e Google nga Kina.