Google mendon për përdoruesit edhe pas vdekjes
New York, 12 prill - Gjiganti i kërkimeve në Internet, Google, do tiu lejojë përdoruesve të vendosin se çfarë të bëhet me të dhënat e tyre, pasi ata të vdesin ose të bëhen joaktivë në internet.
Funksioni vlen për email-et, rrjetin social Google Plus dhe llogaritë e tjera.
Përdoruesit mund të zgjedhin që të dhënat e tyre të fshihen pas një periudhe të caktuar kohore ose të kalojnë te njerëz të specifikuar.
Shpresojmë se ky funksion do tju mundësojë të planifikoni të dhënat digjitale pas vdekjes dhe tua bëjë jetën më të lehtë të dashurve tuaj, pasi ju të vdisni, ka thënë Google përmes njoftimit.
Google ka në pronësi YouTube-in, shërbimin për fotografi Picasa dhe Blogger.