Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit
New York, 22 maj - Qindra miliona përdorues të Google tashmë dërgojnë fotografi, dokumente, video përmes shërbimeve të Gmail-it të kompanisë.
Por, tash, gjiganti i kërkimeve në internet po mundëson edhe dërgimin e parave.
Google e shpalli metodën e re të pagesës në një konferencë në San Francisko dhe tha se ajo do të funksionojë edhe për pranuesit e parave që nuk kanë llogari në Gmail.
Skema është e ndërlidhur me shërbimet e pagesave të kompanisë, Google Wallet, dhe do të jetë falas për përdorim nga përdoruesit që lidhen direkt me llogaritë e tyre bankare.