22 Dhjetor 2024

Google mbyll web site-in në Kinë

Pekin, 25 mars - Google ka mbyllur portalin e saj në gjuhën kineze dhe ka nisur që të ridrejtojë kërkimet në sajtin e vet në Hong Kong, duke shkaktuar kështu inatin e Pekinit dhe duke e bërë të paqartë ardhmërinë e vet në këtë vend.

Pas kësaj, Kina nuk ka humbur kohë që të paralajmërojë Google që vetëcensura e vendosur nga Google ka zemëruar qeverinë njëpartiake. Vendimi i Google  vjen pas një ashpërsimi dhe rritjeje të tensionit mes Pekinit dhe Uashingtonit në lidhje me një varg çështjesh, duke nisur që nga ajo e lirisë së internetit e deri te shkalla e shkëmbimit të jenit, sanksioneve ekonomike ndaj Irani, shitja e armëve Tajvanit e me radhë.

Google e çuditi botën me deklaratën e vet në janar ku ka bërë të ditur se mund të largohej nga Kina për shkak të censurës dhe hakersave shumë të sofistikuar që vijnë nga Kina dhe dëmtojnë rrjetin. Pekini ka mohuar çdolloj ndërhyrjeje të tillë. Ndërkaq, largimi i Google në Hong Kong që është një vend i administruar nga Kina, por nuk ka të gjitha llojet e shtrëngimeve që ka ky vend mund të mos jetë veprimi i fundit i ndërmarrë nga Google.

Sipas disa burimeve kineze është Google që në fakt ka dhunuar disa nga rregullat bazë  të cilat u zotua se do t’i zbatonte me të hyrë në tregun kinez. Për kinezët, veprimi i Google është një veprim individual i një kompanie të vetme  dhe nuk ka përse të ketë ndikim në marrëdhëniet e mëtejshme mes Kinës dhe Amerikës.

Sa i përket Google, kompania bëri të ditur se do të vazhdonte që të punonte në Kinë  dhe të mbante stafin e vet në këtë vend, por ka shumë të ngjarë që pas këtyre veprimeve kompania të mbahet nën vazhdim të rreptë nga zyrtarët vendas.

Për sa u përket problemeve me Kinën, Google nuk është kompania e vetme që ka pasur shqetësime. Para saj edhe Yahoo! dhe eBay kanë pasur më parë probleme me Kinën dhe nuk kanë mundur që të çajnë dot në atë treg. Kryesisht shkaku janë kërkesat shumë të mëdha për censurime të sajteve të ndryshme nga ana e qeverisë kineze.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)