Google, marrëveshje me BE për çështjen antimonopol
Bruksel, 6 shkurt - Firma e kërkimeve në internet, Google, zgjidhi me marrëveshje një çështje antimonopol me Bashkimin Evropian, duke rënë dakord t\'u japë rezultateve të rivalëve të saj një mënyrë paraqitjeje të ngjashme me të sajën për kërkimet në internet.
Çështja gjyqësore e BE kundër kompanisë gjigante amerikane Google, zgjati më shumë se tre vjet. Rregullatorët kishin ngritur akuza se kur përdoruesit e motorit Google në Evropë kërkonin produkte dhe shërbime në internet, kompania u shfaqte atyre fotografi mallrash të kompanive që reklamojnë në Google.
Por kreu i antitrustit i Bashkimit Evropian, Joaquin Almunia, i pranoi lëshimet që vendosi të bëjë firma Google, që ai i quajti mjaft të rëndësishme.
Ai tha se nëse marrëveshja miratohet përfundimisht nga Komisioni Europian, përdoruesit e internetit që kërkojnë me Google për hotele, restorante dhe produkte të tjera, do të shohin edhe rezultate nga tre motorët rivalë të firmës Google.