Google Maps me pamje të re
New York, 29 tetor - Google Maps ka marrë një pamje të re, duke shtuar disa “përmirësime vizuale” në hartimin e saj.
Aplikacioni tani i lejon përdoruesit të shikojnë më qartë gjeografinë natyrore duke treguar terrenin dhe shkallëzimet e ngjyrave për të ilustruar bimësinë. Gjithashtu përfshihen edhe etiketat për formacione të tokës natyrore.
“Ky përditësim i ri ju lejon të shikoni shpejt dhe me lehtësi se ku fillojnë dhe përfundojnë pyjet e mëdha, shkretëtirat dhe vargjet malore në mbarë botën,” tha inxhinieri i softuereve të hartave Karl Johan Schmidt në një postim në blogun e tij të premten.
‘Qëllimi është për ta bërë shërbimin e hartave globale më të plotë dhe më të saktë,’ shtoi Schmidt.
Pastaj ai ka postuar disa shembuj të hartave para dhe pas përditësimit.