23 Dhjetor 2024

Google lider në tregun e marketingut online

New York, 4 nëntor - Sipas një sondazhi, Google është lider në tregun e marketingut online. Ndërsa 5 kompani së bashku përbëjnë 64 për qind të tregut të reklamave në internet, vetëm Google posedon 46 për qind të tregut.

Pesë kompanitë më përqindje më të madhe ne treg janë Google me 29 miliardë dollarë, Yahoo me 6 miliardë, Microsoft me 2.2 miliardë, Facebook me 1.9 miliardë dhe AOL me 1.3 miliardë dollarë ndërsa pjesa tjetër e tregut kap shifrën e 23 miliardë dollarëve amerikan në vit.

Në muajt në vazhdim nuk pritet ndonjë ndryshim i madh në preferencat e reklamdhënësve ndërsa kompania e vetme qe pritet te ketë rritje është Facebook.

Tendenca e rritjes së numrit të reklamave në internet vërehet edhe në Shqipëri. Deri disa vite më parë, shuma e ndarë nga kompanitë për reklamat e internetit ishte e papërfillshme ndërsa sipas statistikave, në vitin 2011, reklamat në internet përbënin rreth 1 për qind të buxhetit të shpenzuar për reklama. Këtë vit, pritet të paktën dyfishimi i kësaj shifre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)