Google krijon kompaninë Alphabet
Google do të vazhdojë të mbajë bizneset e saj më të njohura, si kërkimet, YouTube dhe Android, ndërsa disa subjekte të reja, si investimet dhe divizionet kërkimore do të kalojnë në Alphabet.
Kjo strukturë e re do të na lejojë që të mbajmë fokusin te mundësitë e jashtëzakonshme që kemi brenda Google, ka thënë themeluesi i kompanisë, Larry Page.
Kompania jonë është duke operuar mirë, por mendojmë se mund ta bëjmë më të pastër dhe më të përgjegjshme, ka shtuar ai.