Google kërkon blerjen e WhatsApp për 1 miliard dollarë
New York, 10 prill - Google ka qenë në bisedime për të blerë aplikacionin popullor të mesazheve këto javët e fundit dhe oferta aktuale raportohet të jetë afërsisht 1 miliard dollarë.
Gjithashtu Facebook ishte e interesuar të blinte WhatsApp në fund të vitit të kaluar, megjithëse çmimi nuk është publikuar asnjëherë.
Nëse kjo shifër është e saktë,WhatsApp do të shitej sa Instagram, e cila u përvetësua vitin e kaluar nga Facebook.
WhatsApp është një nga aplikacionet më të popullore të mesazheve, që shfaq një kërcënim për kompanitë më të mëdha si Facebook dhe Google.
Aplikacioni lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe falas në platformat mobile, lansuar në 2009 dhe ka me dhjetëra milionë përdorues.
Aktualisht ajo zë vendin e parë në App Store të Apple në disa vende, bëhet e ditur sipas AppAnnie, dhe është shkarkuar më shumë se 100 milionë herë në Google Play.
Akoma nuk ka një raportim zyrtar nga Google.