Google+ ka ngadalësuar ritmin
New York, 29 korrik - Pas një fillimi të fuqishëm, rritja e Google+ ka ngadalësuar ritmin. Raporti i kompanisë Experian Hitwise tregon se trafiku dhe koha mesatare e kaluar në rrjetin social ka rënë javën e fundit në SHBA.
Vizitat totale në Google+ ranë përreth 3%, në 1,79 milion në SHBA, gjatë javës së fundit krahasuar me javën e shkuar. Koha mesatare e kaluar në faqe ka rënë me 10%, nga 5 minuta e 50 sekonda në 5 minuta e 15 sekonda.
Kompania që ka bërë raportin ka qenë e kujdesshme të mos ekzagjeroi rezultatet. Kjo nuk është një rënie e madhe deklaruan nga kompania.
Javën e shkuar comScore raportoi 20 milion vizitorë unik në rrjetin e ri social. Disa madje, aq të dashuruar me rrjetin e ri social, mbyllën llogarit e tyre në Facebook dhe e kaluan të gjithë aktivitetin e tyre në Google+.