Google ka lansuar shërbimin e saj video chat
SHBA, 1 maj - Google ka lansuar shërbimin e saj video chat për telefonat e mënçur Android për të konkurruar me aplikimin e Facetime në iPhone.
Dhe në ndryshim nga aplikacioni i Apple, video chat-i që do të \"rinovohet\" tek Google Talk do të punojë me rrjetin 3G, si dhe rrjetet Wi-Fi.
Sipas \"Google Mobile Blog\", funksioni i ri do të qarkullojë në javët e ardhshme, në markën e vet, në vargun e smartphone Nexus S, si pjesë e Android.
Telefonat e tjerë të mënçur që përdorin Google mobile OS, si vargu i Samsung Galaxy, do të kenë një rinovim të paspecifikuar më vonë.
Ky shërbim do të dalë kundër aplikimit Facetime të Apple, i cili ishte nisur së bashku me iPhone 4 vitin e kaluar, si dhe aplikime të palës së tretë të tilla si Skype dhe Fring.
Google ka avantazhin e integrimit të programit të saj video chat, me listën e kontakteve të përdoruesve të Gmail.