Google ka gjasa do të ofroj sistem për pagesa mobile
New York, 5 janar - Google ka gjasa që të futet në fushën e pagesave mobile me një shërbim i cili do tu mundësonte që të kryeni pagesat pa asnjë problem në çfarëdo vetëshërbimi që përmban arkë kompjuterike, thjeshtë duke shkundur celularin para tij.
Sipas një raporti në Businessweek shërbimi ka gjasa të lansohet gjatë këtij viti dhe do të përdor teknologji NFC (Near-Field-Communication) për tiu mundësuar konsumatorëve të paguajnë duke lëvizur celularin në një distancë deri në 4 inç nga stacioni i faturimit.
Shefi ekzekutiv i Google Eric Schmidt sugjeroi në nëntor se NFC eventualisht mund të zëvendësojë kartelat e kreditit. Android 2.3 Gingerbread thuhet se veçse ka disa pjesë të funksionalitetit NFC, pasi që mund të lexojë etiketa NFC, por jo ti transmetojë ato në pajisje tjera siç janë regjistruesit.
Në storien e Businessweek thuhet se Samsung Nexus S ka harduer të mjaftueshëm për të përkrahur NFC, dhe sipas të gjitha gjasave pikërisht kjo pajisje do të jetë vendi prej ku edhe do të fillojë testimi i sistemit të pagesave nga Google.
PayPal, që është në pronësi të eBay, gjithashtu është duke përgatitur një shërbim pagesash me bazë në NFC, dhe ky thuhet se do tiu mundësojë përdoruesve të PayPal q të bëjnë transaksione mes vete, dhe jo vetëm mes konsumatorëve dhe bizneseve.