Google iu heq celularëve të Microsoftit aplikacionin e YouTube
New York, 18 gusht - Vetëm dy ditë pasi Microsoft ktheu aplikacionin YouTube në telefonët e vet, Google sërish i bllokoi.
Aplikacionet së pari u mënjanuan nga Windows telefonat pasi Google iu ankua Microsoftit që në telefonat e tyre nuk po paraqiten reklamat e parapara të emetohen para video-incizimeve, raporton KD.
Mirëpo, pas heqjes së kësaj pengese dhe kthimit të qasjes në YouTube për përdoruesit e MIcrosoftit, Google e bllokoi sërish.
Kësaj radhe si arsyetim u dha shkelja e kontratës nga ana e Microsoftit, i cili refuzon të bëjë specifikimet me ndihmën e të cilave përdoruesit e saj do të mund të kënaqeshin plotësisht me YouTube.
Mirëpo, sipas këshilltarit të kompanisë Microsoft, Google i ka kushtëzuar që aplikacioni YouTube ta bëjnë në bazën HTML5, e cila që moti është vjetruar.
As Android dhe as pajisjet IOS nuk përdorin më këtë platformë, por kanë qasje në aplikacion. Është më se e qartë që Google nuk do që përdoruesit tanë të kënaqen me YouTube, sikundër iu lejohet përdoruesve të tjerë, tha ky këshilltar.
Si do të përfundojë e tërë kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.