Google ia kalon Facebook për të ardhurat nga reklama
New York, 8 tetor - Google pritet që gjatë këtij viti tejkalojë kompaninë Facebook sa i përket të ardhurave që kjo kompani do të marrë nga reklamat.
Një ndihmesë për të është YouTube që ka realizuar një rritje të madhe të reklamës.
Këtë vit Google do të ketë 15,4 për qind të tregut të përgjithshëm të reklamave në internet në SHBA dhe do të realizojë kështu 2,31 miliardë dollarë, ndërsa Facebook do të ketë 14,4 për qind të tregut dhe 2,16 miliardë dollarë. Pas tyre vijnë Yahoo, Microsoft dhe AOL.