24 Dhjetor 2024

Google, i detyrohet shtetit italian taksa me vlerë 300 milionë euro

Romë, 30 janar - Qeveria Italiane ka bërë të ditur gjiganti i internetit, Google, i detyrohet shtetit italian taksa me vlerë 200 milionë euro dhe rreth 100 milionë euro të tjera nga fshehja e të ardhurave.

Italia e akuzon Google-in për mospagimin e taksave prej 200 milionë eurosh dhe njëherësh për fshehjen e të ardhurave prej 100 milionë eurosh.

Kurse zëdhënësi i gjigantit të internetit bëri të ditur se vazhdojnë bisedimet me autoritetet përkatëse.

Google-i akuzohet se paguan më pak detyrime tatimore sesa duhet duke shfrytëzuar vakumet ligjore në vendet ku ushtron aktivitet.

Dy ditë më parë, pas një hetimi të nisur nga zyra e taksave në Angli, Google-i ra dakord të paguajë 185 milionë dollarë taksa.

Ndërsa Franca kërkon nga Google-i pagimin e 500 milionë eurove për taksat e prapambetura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)