Google humb 7 milionë dollarë nga vjedhja e fjalëkalimeve
New York, 10 mars - Google po afron rreth 7 milionë dollarë në 30 shtete amerikane, për shkak të një incidenti të vitit 2010, në të cilin veturat e kompanisë që njihen si Street View Mapping Cars, kishin mbledhur fjalëkalime dhe të dhëna të tjera personale nga rrjetet wireless të shtëpive të ndryshme.
Lajmërimi i marrëveshjes pritet të bëhet nga shtetet në fillim të javës tjetër, edhe pse disa detaje ende janë në përpunim e sipër. Google ka deklaruar atë kohë që incidenti kishte ndodhur për shkak të një gabimi.
Një grup shtetesh, të udhëhequra nga avokati i atëhershëm i Konektikatit, gjenerali Riçard Blumenthal, filloi hetimet kur vetë kompania deklaroi se aksidentalisht veturat e saj kishin mbledhur të dhëna personale nga përdoruesit e wireless-it të pasigurt.