Google heq kompjuterat Windows nga zyrat
SHBA, 3 qershor - Google po heq kompjuterat me sistem operativ Windows nga zyrat e saj në një lëvizje që synon të limitojë rreziqet e sulmeve informatike.
Lajmin e ka bërë të ditur Financial Times, që i referohet deklaratave të disa punonjësve të kompanisë.
Vendimi për të kaluar tek sistemet e tjerë operativë (Mac i Apple ose Linux) është marrë në janar, pas sulmit piraterik që nisi nga Kina.
Kjo masë mundet që realisht ti japë fund përdorimit të Windows në selitë e Google, që numëron më shumë se 10 mijë të punësuar në botë.