01 Maj 2024

Google heq dhe 7 produkte të tjera

New York, 23 nëntor - Google ka bërë të ditur lajmin se në aksionin e radhës do të “zhdukë” dhe shtatë produkte të tjera.

Lajmin e ka bërë të ditur zv.presidenti i operimit Urs Holzle. “Google Wave, Google Gears, Google Friend Connect, Google Bookmarks Lists, Google Search Timeline, Knol dhe Renewable Energy Cheaper than Coal” nuk do të ekzistojnë më që prej 31 janarit të vitit 2012.

Që prej nisjes së ndërtimit të rrjetit social Google+, gjigandi i motorëve të kërkimit nisi fushatën e spastrimit duke bërë që produktet të jenë të bashkëngjitura me rrjetin social.

Në tetor u njoftua se Google+ kishte arritur 40 milion përdorues, nëse numri do të rritet atëherë pritet që edhe shumë produkte të tjera të “fshihen”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)