Google+ hapet për të gjithë
New York, 21 shtator - Rrjeti socialiste Google+ ka hapur mundësitë që çdo kush të anëtarësohet pas dy muaj e gjysmë prova me anëtarësim të mbyllur.
Fillimisht anëtarësimi iu ofruar gazetarëve dhe njerëzve që punojnë në industrinë e teknologjisë.
Ishte parashikuar që Google+ të hapet për të gjithë përdoruesit e internetit gjatë vitit 2012 por punët janë përshpejtuar.
Lëshimi i Google+ pritet të trondisë themelet e Facebook-ut pasi me shërbimet e reja që sjell do të jetë një rival i fortë.
Në dy javët e para Google+ arriti një anëtarësim prej 10 milion ndërsa aktualisht numëron 25 milion.
Google+ do të mundësojë komunikim me video, si edhe chat në grup si edhe disa risi të tjera.