Google, Facebook, Twitter akuzohen për sulmin terrorist në San Bernardino
Washington, 5 maj - Kompanitë e rrjeteve sociale Google, Twitter dhe Facebook janë akuzuar se kanë ndihmuar sulmin terrorist të vitit 2015 në San Bernardino të Kalifornisë Jugore.
Familjet e viktimave njoftohet se kanë ngritur një padi në një gjykatë federale të Kalifornisë të mërkurën, duke fajësuar gjigantët e teknologjisë për lejimin Shtetit Islamik të ndërtojë një prani të jashtme online.
Të afërmit e viktimave thanë se përmbajtja online e postuar në platformat e kompanive ushqeu dhe nxiti radikalizmin e terroristëve.
Padi të ngjashme u parashtruan gjithashtu kundër kompanive në fjalë për sulmet në Dallas dhe Orlando.
Por paditë e mëparshme u hodhën poshtë nga gjykatat të cilat cituan ligjin që imunizon ofruesit e shërbimeve online nga përgjegjësia mbi postimet e përdoruesve.