Google, Facebook dhe HP bëhen bashkë kundër Apple
Një raport në Inside Sources thotë se kompanitë janë bashkuar nga 1 korriku, për të protestuar kundër asaj që po thuhet se Samsung ka vjedhur patentën e Apple atë të dizajnit të ekranit të lakuar dhe atë të mundësisë për të afruar pamjen kur preket në ekran me gisht.
Kompanitë nga Sillicon Valley kanë thënë se natyra e teknologjive, si e celularëve të mençur dhe TV-ve, që përmbajnë mijëra komponentë individual, është aq komplekse sa që shumica e dizajneve të zgjedhura në pamje mund të duken të kopjuara, transmeton Lajmi.net.
Gjykata e Apelit në SHBA vendosi në fillim të këtij viti që Samsung nuk kishte shkelur rregullat apo dëmtuar kompaninë Apple, duke zvogëluar kështu dëmet nga $930 milionë në $538.
Samsung përshëndeti vendimin e gjykatës duke treguar se akuzat e Apple kanë mungesë faktesh dhe se janë të ekzagjeruara.
Samsung tani pritet që ti rikthejë dëmet plotësisht.