Google e Microsoft ndalojnë imazhet e abuzimit me fëmijët
New York, 20 nëntor - Dy kompanitë njoftuan se gjatë kërkimit do të dalin paralajmërime në të cilat thuhet se kërkimi i imazheve me abuzime me të miturit, është i paligjshëm.
Gjigandët e internetit hapin luftë kundër abuzimit me fëmijët. Google dhe Microsoft bënë një marrëveshje që synon kufizimin e rezultateve që shfaqin imazhe të abuzimit me fëmijët.
Kompanitë amerikane që zotërojnë dy prej motorëve më të mëdhenj të kërkimit në internet, nuk do të japin më rezultat për rreth 100 mijë fjalë kyçe që gjejnë materiale të paligjshme mbi abuzimet kundrejt fëmijëve.
Dy kompanitë njoftuan se gjatë kërkimit do të dalin paralajmërime në të cilat thuhet se kërkimi i imazheve me abuzime me të miturit, është i paligjshëm. Edhe një tjetër portal tjetër shumë i përdorur i Google, pra YouTube do të marrë masa kundër pedofilisë.