Google e Microsoft mbështesin ligjin për aksesin në të dhënat e përdoruesve
New York, 16 prill - Shoqata tregtare TechNet, e cila përfaqëson Google, Yahoo!, Microsoft, HP, Oracle, Cisco dhe kompani të tjera amerikane, mbështeti projektligjin Cyber Intelligence Sharing and Protection Act (CISPA), i cili lejon autoritetet amerikane të kenë akses në të dhënat e përdoruesve.
Në letrën e Kreut të TechNet, Rey Ramsey, drejtuar Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për Zbulimin, thuhet se ligji u përgjigjet kërkesave të kompanive dhe qeverisë për shkëmbimin operativ të informacionit përkatësisht kërcënimeve kibernetike.
Komiteti i Zbulimit e miratoi projektligjin CISPA në prill të vitit 2013. Këtë javë pritet që ai të votohet në Dhomën e Përfaqësuesve. Më pas projektligji duhet të miratohet nga Senati dhe të nënshkruhet prej Presidentit Barack Obama.