03 Maj 2024

Google Docs ruan deri në 10 GB

New York, 24 korrik - Përdoruesit e Google Docs tani mund të ngarkojnë dhe punojnë me dosje dhe dokumente deri në 10 GB.

Në një postim të Google+, menaxheri i produktit te Google, Scott Johnston, njoftoi zmadhimin më të fundit të Google Docs që më parë ishte 1 GB.

Megjithatë, nga madhësia e dosjes do të përfitojnë kryesisht përdoruesit me llogari me pagesë.

Njerëzit që e përdorin Google Docs falas janë akoma të kufizuar gjer në 1 GB hapësirë ruajtëse në total për dosjet e ngarkuara, megjithëse dokumentet e krijuara direkt online nuk quhen.

Por përdoruesit me llogari me pagesë që shkojnë nga $5 në vit për 20 GB gjer në $4,096 në vit për 16 TB (terabyte) mund t’u hyjë shumë në punë kjo gjë për ngarkim imazhesh, videosh dhe lloje të tjera dosjesh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)