Google+ do të sjell ndryshime të reja
New York, 20 dhjetor - Google ka bërë të ditur lajmin se së shpejti rrejti social Google+ do të përmirësohet me disa shërbime të reja.
Ndryshimet kanë të bëjnë me përmirësimin e kontrollit, njoftime më të detajuara.
Kështu përdoruesit e Google+ do të kenë mundësi për të zgjedhur se sa njoftimet dëshirojnë të shohin tek të tjerët.
Po ashtu do të ketë ndryshime sa i takon ngarkimit të fotove si dhe ndryshime të tjera mbi faqen e rrjetit.
Google ka bërë me dije se gjithashtu do të ofrojë shërbimin e faqeve ku do të lejohen më shumë se 50 administratorë.