"Google" do të paguajë afër 500 milionë dollarë gjobë
New York, 25 gusht - Google pranoi të paguajë një prej gjobave më të mëdha në historinë amerikane sepse lejoi kompani kanadeze farmaceotike që të vendosnin reklama në faqet e Internetit të kësaj kompanie.
Gjoba prej 500 milion dollarësh është gati e barabartë me të ardhurat bruto të kompanisë Google dhe firmave farmaceutike në transaksionet, që kanë bërë në periudhën 2003-2009.
Zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë thanë se reklamat rezultuan në importimin e paligjshëm të ilaçeve me recetë dhe pa recetë në Shtetet e Bashkuara pa kontrollet e duhura.
Departamenti i Drejtësisë tha se disa prej ilaçeve u shitën pa recetat e duhura dhe disa të tjera nuk përmbushën standartet amerikane të prodhimit, magazinimit dhe etiketimit.