Google do të ofrojë një kartë debiti me parapagesë
New York, 22 nëntor - Google ka njoftuar se do të ofrojë një kartë debiti me parapagesë përmes së cilës konsumatorët do të knë mundësi të blejnë të mira nëpër dyqane apo të tërheqin para cash nga bankomatet.
Lajmin e ka dhënë vetë kompania gjatë një deklarate ditën e mërkurë. Karta, e cila do të jetë e disponueshme vetëm në SHBA, do ti lejojë konsumatorët të aksesojnë fondet e ruajtura në llogaritë Google Wallet.
Google Wallet është një aplikacion për smartfonë si dhe një shërbim për pagesat online, i cili i mundëson konsumatorëve të blejnë të mira si dhe të transferojnë para tek njëri-tjetri.
Karta e re Wallet do të pranohet në \"miliona pika të ndryshme\" që pranojnë MasterCard si dhe në shumë bankomate, u shpreh Google në një postim në blog. Kompania tha se karta është pa pagesë dhe konsumatorët nuk do të tarifohen për përdorimin e saj.