02 Maj 2024

Google do të heqë nga shërbimet 10 produkte

New York, 6 shtator - Google do të heqë nga shërbimet 10 produkte duke synuar kështu fokusimin tek rrjeti social Google+.

Në listën e produkteve janë: Aardvark, Desktop, Fast Flip, Google Maps API për Flash, Google Pack, Google Web Security, Image Labeler, Notebook, Sidewiki and Subscribed Links.

Vetëm Aarkvark është blerë vitin e fundit pëe 50 milionë dollarë.

Alan Eustace, zv.president për aplikimet tha se Google po synon që ti bëjë gjërat më të thjeshta për njerëzit kështu që produkte që janë hequr do të shkrihen në produkte të rinj.

Shumë prej produkteve të Google pritet të transferohen tek rrejti Google+, i cili u hodh në treg në qershor dhe në tre javë ka shënuar 20 milion përdorues por zyrtarisht rrejti pritet të hapet në gjysmën e vitit të ardhshëm për të gjithë përdoruesit e internetit pasi deri tani anëtarësimi është i kufizuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)