Google do të bashkëpunojë me Yahoo
New York, 8 shkurt - Google do të bashkëpunojë me Yahoo, pasi ajo do të fillojë publikimin e disa reklamave të programit të saj AdSense në faqet e Yahoo-së.
Në këtë mënyrë Yahoo do të shndërrohet në njërin ndër rrjetet e reklamimit të Google, në të cilat Google do të shfaqë reklamat e klientëve të saj, shkruan portali Krokodili.
E gjitha kjo do të thotë se raporti që Google do të krijojë me Yahoo do të jetë i ngjashëm me atë që motori i kërkimit e ka me faqet tjera, të cilat publikojnë përmbajtje në internet.
Kjo marrëveshje do ti japë mundësi Yahoo-së që ti shesë një pjesë të klientëve të saj, ndërsa Google përfshin disa reklama të vogla në emër të reklamuesve.