Google dhe Facebook, në garë për Skype
Luksemburg, 6 maj - Dy kolosët e internetit Google dhe Facebook synojnë të dyja të blejnë Skype, shoqërinë që të mundëson telefonatat falas në internet.
Lajmin e kanë bërë të ditur dy burime pranë negociatave, sipas të cilave Google dhe Facebook kanë filluar secila për llogari të vetë bisedime për blerjen e Skype.
Shoqëria vlerësohet nga 3 në 4 miliardë dollarë, që vepron në niveli global dhe e ka selinë në Luksemburg.