24 Dhjetor 2024

Google dënohet me 22.5 milionë dollarë

New York, 10 gusht - Kompania Google është dënuar sot me 22.5 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së njerëzve, që e kanë përdorë ueb kërkuesin Apple Safari, përkundër premtimit për të mos e bërë këtë.

Komisioni Tregtar Federal i Shteteve të Bashkuara ka zhvilluar hetime për akuzuat se kompania Google e ka përdorë kodin kompjuterik, të njohur si “cookies”, për t’i gjurmuar ueb faqet të cilave u janë qasur përdoruesit e Safarit.

Më tutje, në njoftimin e Komisioni Tregtar Federal thuhet se “Google më parë kishte thënë se këta përdorues automatikisht do të ndaleshin nga gjurmimi i këtillë”.

Komisioni tha se Google kishte premtuar në muajin tetor të vitit të kaluar se nuk do t’i vendoste gjurmuesit “cookies” apo nuk do t’i dërgonte shpalljet e shënjestruara te Safari, por pastaj ka ecur përpara dhe e ka përdorë kodin “cookies” për gjurmim në 2012-tën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)