Google Chrome dominon tregun e shfletuesve
New York, 10 qershor - Faqja e specializuar e statistikave StatCounter ka njoftuar se Google Chrome tashmë dominon tregun botëror të shfletuesve.
Sipas kësaj faqe, Chrome është dominuese në shumicën e botës me një pjesë tregu prej 42%, ndërsa Internet Explorer qëndron në 24%.
Në Maj të këtij viti Google njoftoi se Chrome ishte bërë shfletuesi më i popullarizuar në botë, me mbi 750 milionë përdorues.
Për ilustrim mund të përmendin këtu se Google Chrome është gjithashtu shfletuesi më i preferuar i vizitorëve të Portalit Albeu.com.
Sipas statitikave tona, 56.78% e vizitorëve të Portalit Albeu përdorin Chrome kur vizitojnë Albeun, ndërsa më pas vjen Firefox me 13.99%, Safari me 7.69%, Android browser me 6.30% ndërsa Internet Explorer ka ngelur në vetëm 5.57%.
Ndërkohë në periudhën e njëjtë të viti 2007, 88.05% e vizitorëve shfletonin Portalin Albeu nga Internet Explorer ndërsa 10.91% nga Firefox.