Google blen telefonin e Motorolas për 12,5 miliardë dollarë
New York, 16 gusht - Gjiganti i internetit Google ka blerë degën e telefonave celularë të Motorolas për 12,5 miliardë dollarë.
Me këtë Google synon t'i japë shtysë të re sistemit vetjak të telefonave smartfon Android.
Motorola e shkëputi pak kohë nga aktivitetet e tjera të koncernit degën e telefonave celularë.
Dega e celularëve u nda nga dega e infrastrukturës, e cila ndërkohë është blerë nga Nokia Siemens Networks.