Google bëri publik programin notebook
New York, 19 prill - Kompania Google po zhvillon një aplikim web, për të punuar me shënimet-tekst. Shërbimi i ri do të quhet "Google Keep".
Aktivizimi i programit "Keep" u bë i njohur të dielën, por kompania Google në të njëjtën ditë e nxorri shërbimin offline.
Tani në adresën "Keep" hapet një faqe me njoftimin "error 404". Sipas linkut, shërbimi i shënimeve do të jetë pjesë e "resë" së ruajtjes së dokumeneteve "Google Drive".
Ata që kanë arritur të punojnë me programin "Keep" theksojnë se aplikimi lejon krijimin e shënimeve-tekst dhe hartimin e listave.
Shënimet joaktuale mund të dërgohen në arkiv. Të gjitha shënimeve mund tu bashkangjiten ilustrime.