23 Dhjetor 2024

Google apelon pastrimin e kompjuterave

New York, 28 maj - Google ka nisur fushatën e fundit për të paralajmëruar rreth 500 milionë PC, të cilat vlerësohet të jenë infektuar me virusin malinj DNSChanger, se rrezikojnë të mbesin pa internet më 9 korrik.

Nga kjo javë, çdo përdorues i veglave të kërkimit të Google që zbulojnë se përdoruesi ridrejtohet tek domenet, tashmë të zëvendësuara të DNSChanger, do të marrë mesazhin që kompjuteri i tij është infektuar.

“Ne presim të njoftojmë mbi 500 mijë përdorues brenda javës dhe jemi të vetëdijshëm që nuk do të arrijmë tek secili prej tyre. Disa ISP kanë ndërmarrë vetë veprimet e duhura, disa prej të cilave do të ndalojnë shfaqjen e mesazhit tonë në pajisjet e prekura,” – citohet në deklaratën e Google, raporton PCWorld Albanian.

Gati gjysma e përdoruesve të prekur nga DNSChanger nuk flasin anglisht dhe nuk kanë reaguar pas njoftimit të FBI-së dhe organeve të tjera kompetente, supozon Google.

DNSChanger ka qenë vepër e një bande kriminele estoneze që ka rekrutuar PC për disa vite, para se të kapeshin nga organet e rendit në operacionin Ghost Click, i realizuar në nëntor të vitit 2011.

Pas infektimit, kompjuterët janë ridrejtuar tek serverët e kriminelëve ku kanë klikuar mbi reklamat e tyre, duke gjeneruar një shumë të madhe parash.

Vlerësohet se ishin infektuar rreth 4 milionë PC, përfshirë edhe një numër të madh brenda organizatave të mëdha amerikane. Afati i parë i rihapjes së serverit me datë 8 mars ishte shtyrë deri më 9 korrik që mos të mbeten pa internet rreth 500 mijë përdorues që akoma janë të infektuar me DNSChanger.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)