Google akuzoi Bing-un për vjedhje
SHBA, 4 shkurt - Internet kërkuesi më i madh botëror Google akuzoi konkurruesin Bing të Microsoft për kopjim të paautorizuar të rezultateteve nga kërkimi që ua ofron shfrytëzuesve, gjë të cilën Microsoft i demanton.
Google kumtoi se vjedhja fillimisht është vërejtur rastësisht, e më pas inxhinierët e saj bënë eksperiment dhe me qëllim paramenduan nocione ose i shkruan gabimisht.
Më vonë këto nocione u paraqitën edhe në Bing. Microsoft i hedh poshtë akuzat për vjedhje.