Google, 700 mijë aplikacione për Android
New York, 31 tetor - ITunes App Store i Apple ka krijuar mijëra aplikacione dhe është kthyer në një nga pikat kryesore të shitjes për iPhone dhe iPad.
Bloomberg thotë se Google ka arritur 700.000 aplikacione për Android në dyqanin Google Play, që është pikërisht në të njëjtën pozitë me iTunes App Store.
Sipas PCWorld Albanian, Google zbuloi tabletin Nexus 10, që ofron një paraqitje prej 10 inç dhe ka rezolucionin 2560x 1600, ndërsa iPad ka një rezolutë 2048x1536.
Kjo ndërmarrje po ashtu zbuloi Nexus7 prej 32 GB, së bashku me opsionin 3G.
Sidoqoftë, Apple ka deklaruar se sistemi i tyre operativ iOS udhëheq me më tepër shitje se sa sistemet e tjera operative mobile.
Apple lajmëroi javën e kaluar se kishte paguar rreth 6.5 miliardë dollarë për zhvilluesit e aplikacioneve që kur ishte lëshuar iTunes App Store në vitin 2008