Google, 2-5 sekonda më e shpejtë
SHBA, 9 shtator - Google bëhet një faqe më praktike dhe mbi të gjitha, më e shpejtë.
Falë sistemit Instant, motori i kërkimit do ti gjejë rezultatet 2-5 sekonda më shpejt për cdo kërkim.
Përkthyer në shifra globale do të thotë, për cdo sekondë të kaluar në Google, sistemi i ri kursen 11 orë kohë për përdoruesit në të gjithë botën ose 111 vjet për cdo ditë që kalon.
Teknologjia e prezantuar sot në Kaliforni i gjen më shpejt rezultatet. Ky është një hap i madh në zhvillimin e teknologjive virtuale.
Kolosi i Mountain View thekson se cdo kërkim do ketë mesatarisht 5-7 rezultate me shumë.