Gmail, përdoruesit tani mund të dërgojnë dosje 10GB

Një buton i ri në kompozimin e emaileve në Gmail do tiu japë mundësinë përdoruesve të bashkëngjitin një skedar nga llogaria e tyre e Google Drive.
Pasi bashkëngjitet skedari, Gmail siguron që marrësi ka leje për ta parë skedarin në llogarinë tuaj në Drive.
Aktualisht Microsoft ofron një funksion të ngjashëm me anë të Outlook dhe SkyDrive.
Çdo përdorues i Google Drive ka 5GB memorie falas nga Google. Në mënyrë që të ruajnë dhe të dërgojnë dosje më të mëdha se 5GB, përdoruesit do ta kenë të nevojshme të blejnë memorie shtesë nga Google Drive për të akomoduar dosjet.