Gjykata turke vendos për zhbllokimin e Twitter
Ankara, 28 mars - Një gjykatë administrative në Ankara urdhëroi zhbllokimin e shërbimit të mesazheve Twitter.
Vendimi i gjykatës erdhi pas paraqitjes së disa ankesave me të cilat kërkohej shfuqizimi i vendimit të qeverisë së kryeministrit Erdogan.
Në mesin e ankuesve ishte ndër të tjera edhe Unioni i Shoqatave të Avokatëve turq (TBB), Oda e Avokatëve në Ankara si dhe Oktaj Vural, nënkryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), raporton gazeta turke Hurriyet.
Ne do të zbatojmë urdhërin e gjykatës. Ne nuk na pëlqen ky vendim i gjykatës, por ne do ta zbatojmë atë\", u shpreh zëvendëskryeministri Bulent Arinç lidhur me vendimin e gjykatës.
Erdogan ndërkohë përmes ligjeve të ndryshme ka kufizuar lirinë e përdorimit të internetit dhe bllokoi më 21 mars shërbimin e mesazheve Twitter.
Qeveria turke akuzoi Twitter-in për \"indiferencë \" ndaj vendimeve të gjykatës turke për të larguar përmbajtjet që shkelin të drejtën e privatësisë .
\"Twitter kishte rënë dakord për të hequr një ose dy përmbajtje nga platforma, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Janë rreth 700 përmbajtje të cilat duhet të hiqen nga kjo faqe \", citohet të ketë thënë kryeministri turk për gazetën Hurriyet.
Ka pasur përpjekje për të zgjidhur problemin së bashku me qeverinë turke, thuhet nga ana e Twitter. \"Kanë kaluar gjashtë ditë që kur qeveria turke ka bllokuar qasjen në Twitter. Gjatë kësaj kohe jemi përpjekur për t\'iu përgjigjur shqetësimeve të autoriteteve turke për të informuar atë për platformën tonë dhe ne po punojmë për të zgjidhur këtë situatë\", shkruante avokatja e angazhuar nga Twitter Vijade Gadde në blogun zyrtar të Twitter.