Gjykata Kushtetuese përuron faqen e re të internetit
Prishtinë, 16 janar - Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, do të flasë me rastin e përurimit zyrtar të faqes së re të internetit të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo ngjarje shënon nisjen e faqes së re dhe të përmirësuar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (GJKK) e cila do të ketë një dizajn modern, karakteristika më të avancuara të kërkimit dhe do të mundësojë qasje më të lehtë të publikut.
USAID-i, përmes Programit të Forcimit të Sistemit të Drejtësisë (JSSP), po bashkëpunon ngushtë me Gjykatën Kushtetuese me qëllim të rritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në punën e saj.
Faqja e internetit është burimi i parë i informatave për këdo që kërkon qasje në të dhëna mbi punën e gjykatës.
Faqja paraprake e internetit, e cila u ndërtua fillimisht në vitin 2009, nuk kishte dizajnin e duhur për t’iu përgjegjur kërkesës në rritje për informata dhe transparencë.