Gjykata e Lartë shqyrton apelin e firmës Samsung kundër Apple
New York, 13 tetor - Për kompaninë Samsung, e marta mund të ketë sjellë disa lajme pozitive, ndërsa Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e firmës për të shqyrtuar vendimin e një gjykate të një shkalle më të ulët që mund ti kushtoj kompanisë koreano-jugore qindra miliona dollarë në një luftë me kompaninë amerikane Apple. Po dje, firma Samsung i dha fund prodhimit të telefonit Galaxy Note 7.
Avokatët e kompanisë Apple argumentuan se telefonat Samsung i ngjasojnë shumë atyre të firmës Apple, gjë që mbrohet me patentën e dizenjos të telefonit Apple.
Noreen Krall thotë se gjykatat e ulta dhanë vendimin e duhur për dëmshpërblimin prej qindra milionë dollarësh.
\"Samsung është gjetur fajtor 11 herë për kopjim të qëllimshëm të Iphone. Çdo gjykatë e çdo niveli është pajtuar me këtë. Të kopjosh është gabim dhe pëbën rreziqe për të ardhmen e novacioneve dhe projektimeve.
Përfaqësuesja ligjore e firmës Samsung, Kathleen Sullivan, thotë se liçensa e dizenjos është një prej shumë ideve të përfshira në telefonin kompleks, duke e quajtur të tepruar gjykimin.
Ligji flet për përfitime për prodhimin mbi të cilin aplikohet dizenjoja. Brendësia e telefonit nuk është kopjuar nga Apple.
Do të duhen muaj që Gjykata e Lartë të njoftojë vendimin mbi apelin e firmës Samsung.
Ndërkohë, kompania po përballet me pasojat nga problemet e telefonit që digjet, dhe çoi në pezullimin e prodhimit të mëtejshëm të modelit të ri Galaxy Note 7. Samsung mund të jetë përpjekur shumë që të krijojë një bateri të fuqishme brenda një aparati të vogël, thotë analisti Ian Fogg me firmën IHS.
Prodhuesit e telefonave inteligjent po mundohen të krijojnë bateri të fuqishme, duke rriur kapacitetin, përmirësuar jetëgjatësinë e tyre, karikim të shpejtë dhe padyshim duke thyer barriera.
Marka Samsung ka pësuar goditje por nuk ka rënë, thotë eksperti i teknologjisë Jonathan Roubin.
Samsung do të mbijetojë por me imazh të dëmtuar. Do tu duhet të punojnë shumë në marrëdhëniet me publikun dhe ti bëjnë të lumtur klientët e tyre dhe fitojnë besimin përsëri.
Pikërisht kjo gjë mund të jetë sfida më e madhe për firmën Samsung.