Gjilani implementon projektin “Promovimi i ideve Inovative nga të rinjtë në Ndërmarrësi”
Gjilan, 22 shkurt - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune përfaqësuesit e Instituti për Zhvillim dhe Integrim, të cilëve u ka dhënë mbështetjen maksimale në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me idetë inovative dhe ndërmarrësisë së qëndrueshme.
Në këtë takim u diskutua për implementimin e projektit “Promovimi i ideve Inovative nga të rinjtë në Ndërmarrësi”.
Përmes angazhimit të përbashkët planifikohet që të hapet konkurs për përgatitjen e 25 të rinjëve të Komunës së Gjilanit përmes trajnimeve falas për module të ndryshme që nga hyrja në ndërmarrësi, plan biznesi, marketing dhe planifikim financiar, pastaj hartim të biznesplaneve, aftësimin në ngritjen e fondeve dhe paraqitja e ideve innovative.
Kryetari Haziri ka thënë se gjithmonë Komuna e Gjilanit është një mbështetëse e projekteve dhe nismave që kanë të bëjnë me angazhimin e të rinjëve në punësim, inovacion, apo ndërmarrësi dhe kështu pretendohet që të kemi mundësi më të mëdha për të rinjtë, angazhimin e tyre si dhe ndikimin në zhvillimin ekonomik lokal.
E nga ana e tyre përfaqësuesit e Institutit për Zhvillim dhe Integrim si dhe ata për edukimin në ndërmarrësi, kanë prezantuar projektin, fushat të cilat do të trajtohen, pastaj edhe pretendimet që mendohet të arrihen në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe nxitjes së proejteve ku gjenerohen vende pune..