Gjermania, vendi më inovativ në botë
Davos, 18 tetor - Forumi Ekonomik Botëror publikoi Raportin Global të Konkurrueshmërisë.
Në listën e aftësisë inovative, Gjermania radhitet për herë të parë në krye, duke kaluar ShBA-në.
Në listën e konkurrueshmërisë, Gjermania radhitet në vendin e tretë, pas ShBA-së dhe Singaporit.
Kjo është gjithashtu hera e parë që Gjermania bëhet ekonomia me aftësinë konkurruese më të madhe në Europë.
Në dhjetë vendet e para të listës përfshihen edhe Zvicra, Japonia, Holanda, Hong-Kongu, Suedia dhe Danimarka, ndërsa Kina radhitet në vendin e 28-të.