26 Dhjetor 2024

Gjermania kërkon nga Google të largojë fyerjet

Berlin, 15 maj - Një gjykatë në Gjermani i ka kërkuar kompanisë gjigande amerikane të Internetit “Google” të ndryshojë funksionin e vetëplotësimit në rreshtin e kërkimit të faqes së Internetit për shkak të ankesave nga ana e figurave publike.

Për shembull, një biznesmen duke shtypur në kërkim emrin e tij vuri re se atij i shtohet automatikisht fjala "mashtrues, kopuk".

Nga ana tjetër, bashkëshortja e një politikani të famshëm u trondit shumë nga fakti se emri i saj i plotë shoqërohet në kutinë e kërkimit në "Google" me fjalën "prostitutë".

Përfaqësuesit e gjigandit të Internetit njoftuan se janë duke e studiuar vendimin e gjykatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)