20 Prill 2025

Gjermania heton Facebookun për shpërdorim me pozicionin në treg

Berlin, 3 mars - Facebook-u ndodhet nën hetim nga autoritetet gjermane i dyshuar për shpërdorim të pozicionit në treg.

Zyra Federale e Monopoleve e Gjermanisë po heton kushtet e shërbimit të Facebook-ut, me dyshimin se kompania amerikane ka shkelur ligjin e mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve.

Autoritetet thonë se ka dyshime të konsiderueshme nëse përdoruesit e rrjetit social kanë qenë të informuar siç duhet mbi përdorimin e të dhënat e tyre.

Facebook-u insiston se ka vepruar në përputhje me ligjet gjermane dhe thotë se do të punojnë me qeverinë gjermane për të adresuar shqetësimet e saj.

Facebook-u mbetet rrjeti më popullor në botë me 1.6 miliardë përdorues mujorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)