Gjermanët protestojn kundër mbikëqyrjes së internetit nga ShBA-ja
Berlin, 28 korrik - Mijëra gjermanë sfiduan të nxehtin dhe dolën në rrugë anembanë Gjermanisë për të protestuar kundër mbikëqyrjes internetit nga qeveria amerikane.
Protestuesit gjithashtu shprehën mbështetje për të arratisurin Edward Snowden, i cili zbuloi se Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, monitoron telefonatat dhe të dhënat e internetit në Gjermani, si dhe përgjimin e selisë së Bashkimit Europian.
Protesta më e madhe u zhvillua në Frankfurt me rreth 1,000 protestues, sipas medias vendase. (Leftion Peristeri)