Gjarmania përgjon mesazhet e koduara të WhatsApp dhe Skype
Berlin, 23 qershor - Gjermania miratoi të enjten një ligj të shumë kritikuar për sigurinë, i cili u mundëson autoriteteve që të përgjojnë përmbajtjen e mesazheve të koduara në aplikacionet "WhatsApp" dhe "Skype".
Përballë një vale sulmesh xhihadiste në Europë, deputetët votuan ligjin që përforcon efikasitetin e procedurave penale.
Hetuesit gjermane tashmë mund të kontrollojnë përmbajtjet e telefonave celularë dhe kompjuterëve të personave të ndryshëm si dhe mund të kenë qasje në mesazhet e koduara të aplikacioneve shumë popullore "WhatsApp" dhe "Skype".
Deri tani mjetet e përgjimit nuk ishin lejuar nga Gjykata Kushtetuese gjermane, përveç rasteve të luftës kundër terrorizmit.